Ballina Flash

Eriksen rinis stërvitjen pas arrestit kardiak

KOPENHAGË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Christian Eriksen u stërvit në Danimarkë me ish-klubin ”Odense”, për herë të parë që nga arresti kardiak në Euro 2020.

Eriksen u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Finlandës, në qershor, dhe iu nënshtrua ringjalljes kardiopulmonare përpara se t’i nënshtrohej me sukses një operacioni në zemër.

29-vjeçari është tashmë  i pajisur me një defibrilator kardioverter të implantueshëm (ICD), që do të thotë se ai nuk mund të luajë për Interin në Serinë A për shkak të mospërputhjes me “kërkesat për të arritur gjendjen fizike” në Itali.

Eriksen mund të luajë në liga të tjera kombëtare në të gjithë Evropën dhe mesfushori ka përdorur ambientet stërvitore të ish-klubit të tij për të përmirësuar aftësinë e tij në Danimarkë.

Ish-lojtari i Tottenham-it ka punuar me një trajner personal dhe ka marrë pjesë në stërvitje të shumta.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNIKOZIA – Papa Françesku: Më dhemb ndarja e Qipros
Artikulli tjetërRama: Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm