Rama: Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Plani Kombëtar i Pastrimit po vijon me intensitet në çdo bashki të vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit në disa bashki të vendit, ndërsa theksoi se pastrimi i vendit është patriotizëm.
“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm”, tha Rama.
Kryeministri përcolli momente nga pastrimi në Durrës, Sarandë, Bulqizë, Peqin, Gjirokastër, Kolonjë, Kukës, Korçë, Tepelenë dhe Maliq.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.