BRUKSEL, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministrat e BE miratuan një paketë të pestë sanksionesh kundër Bjellorusisë në një takim të Këshillit Europian, sipas burimeve diplomatike.
Masat synojnë ndalimin e 17 personave dhe 11 subjekte të shpallura fajtorë për krizën në kufirin BE-Bjellorusi.
Sanksionet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, regjistri ligjor i legjislacionit të Komunitetit.
Linja ajrore shtetërore bjelloruse ‘’Belavia’’ dhe ‘’Syrian Cham Wings’’ pritet të jenë ndër subjektet e prekura nga sanksionet.
BE-ja akuzon Bjellorusinë për transportimin e njerëzve që shpresojnë të kërkojnë azil në Bashkimin Evropian në kufijtë e saj të jashtëm me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
‘’Një tjetër paketë sanksionesh është gjithashtu në përgatitje, e gjashta që nga zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi në gusht 2020’’, por ka të ngjarë të jetë gati vetëm në janar ose shkurt, theksoi një diplomat i BE-së. /os/












