AUSTRI – Kurz lë politikën?

VJENË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas raportimeve të medias, ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dëshiron të tërhiqet së shpejti nga politika.

”Arsyeja përfundimtare e këtij hapi është lindja e djalit të tij”, shkruante edicioni i së enjtes i gazetës ”Kronen Zeitung”.

Roli i tij aktual si kreu i Partisë Popullore Konservatore Austriake (OeVP) do të merret nga ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.

Kurz njoftoi për një deklaratë personale më vonë.

35-vjeçari po hetohet nga Prokuroria Publike për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin me dyshimin për deklarime të rreme në komisionin hetimor të Ibizas dhe për dyshime për shkelje të besimit.

E ashtuquajtura video e Ibizas, e cila u bë publike në maj 2019, kishte filmuar në mënyrë të fshehtë pamjet e ish-deputetit të Kurz-it, politikanit të ekstremit të djathtë Heinz-Christian Strache, në Ibiza duke folur për metoda të dyshimta të financimit të partive dhe ndikimit politik.

Kurz dhe bashkëluftëtarët e tij politikë dyshohet se kanë promovuar ngritjen e tij në krye të qeverisë me ndihmën e parave të taksapaguesve, ndër të tjera./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.