Ballina Aktualitet

Moti me reshje, ARRSH: Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Moti i keq, i shoqëruar me reshje, stuhi ere dhe borë, ka sjellë pasoja në qarkullimin, sidomos gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat, pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.

ARRSH informon se qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/- Javid: Të tregohemi më të përgjegjshëm përballë variantit Omicron
Artikulli tjetërFOKUS- Cili është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë?