Meta: Inkurajoj çdo hap që e çon Shqipërinë drejt anëtarësimit evropian

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta përshëndeti qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Meta shprehet se do të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që e çon Shqipërinë sa më parë drejt anëtarësimit evropian.
“Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.
Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit evropian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar. Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës”, thekson Meta.
Presidenti Meta tha se “e përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedonase për të vijuar të palëkundur në kursin proeuropian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE”.
/k.s/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.