Ballina Aktualitet

Basha: Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se emërimi i Imzot Arjan Dodajt, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.

Basha shprehu bindjen se Imzot Dodaj çojë përpara detyrën e tij të shenjtë.

“Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë. Duke shprehur mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer të kryer nga paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i uroj mbarësi Imzot Arjan Dodaj në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri”, theksoi Basha.

Papa Françesku emëroi sot meshtarin e mirënjohur, don Arjan Dodaj në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Inflacioni në eurozonë në nivele rekord
Artikulli tjetërPuka turistike e mbuluar me vellon e bardhë të dëborës