Parashikimi i motit, 27 nëntor 2021

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar. Ne ultësirën perëndimore ,përgjatë bregdetit dhe në pjesën veriore do ketë reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore në lartësitë mbi 1200 metra reshje e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 2-8 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijë bregdetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 22 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 deri 5 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/12 re shi rrufe
Kukës 5/11 re shi
Lezhë 9/12 re shi rrufe
Dibër 5/11 re shi
Durrës 9/15 re shi  rrufe
Tiranë 10/13 re shi rrufe
Elbasan 7/14 re shi
Berat 10/13 re shi
Vlorë 12/15 re shi rrufe
Korçë 5/9 re shi
Gjirokastër 6/15 re shi rrufe
Sarandë 9/15 re shi  rrufe

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.