Parashikimi i motit, 26 nëntor 2021

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale të shkurtra kthjellimi.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme që prej orëve të para pas mesnatës me intensitet mesatar. Në ultësirën perëndimore e përgjatë bregdetit reshjet do jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësitë mbi 1400 metra reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. E pranishme do të jetë mjegulla e mjegullina nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek, e cila hera herës përgjatë vijë bregdetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 deri 25 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5 deri 6 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/14 re shi rrufe
Kukës 4/8 re shi
Lezhë 12/16 re shi rrufe
Dibër 2/10 re shi
Durrës 11/17 re shi
Tiranë 13/17 re shi rrufe
Elbasan 14/18 re shi rrufe
Berat 10/17 re shi rrufe
Vlorë 14/18 re shi rrufe
Korçë 6/9 re shi
Gjirokastër 7/13 re shi rrufe
Sarandë 13/17 re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.