TIRANË 26 nëntor /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimi rihap hetimin administrativ për subjektin e rivlerësimit Violeta Shkurta.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin administrativ për subjektin e rivlerësimit Violeta Shkurta, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për rrjedhojë seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar më datë 26.11.2021, nuk do të zhvillohet.
Violeta Shkurta, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit u përballë me vetingun me 24 nëntor për tre kriteret e vlerësimit: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.
Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punon prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta është promovuar si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.
/r.e/





















