Vasili: Basha, asnjë mundësi tjetër të pres në besë LSI

TIRANË 26 nëntor /ATSH-I.Vata/ Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Vasili thekson se, Basha nuk pranoi LSI-në në hetimin për çështjen e inceneratorëve.

“Lulzim Basha, të jetë i sigurt se nuk do të këtë asnjë mundësi tjetër më në jetën e tij as të gënjejë dhe as të presë në besë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Lulzim tregoju demokratëve se përse nuk pranove që LSI të kishte një anëtar në Komisionin Hetimor për aferën e shekullit atë të incineratorëve, megjithëse LSI kërkoi dhe insistoi edhe me kërkesë zyrtare me shkrim që të merrte pjesë ne komision. Se nuk te la padroni yt Edi Rama . Lulzim tregoju demokratëve se përse sa herë ne dilnim në konferenca shtypi për të denoncuar me emra dhe me dokumente aferën e incineratorëve, ndërsa ti dilje menjëherë paralelisht për të spostuar vëmendjen në tema të tjera dhe kurrë nuk i mbështete denoncimet e fakteve tronditëse të incineratorëve të bëra nga LSI. Lulzim, ti je vetëm një skllav pa shërim i rilindjes dhe do të përfundosh si një limon i shtrydhur i saj”, shprehet Vasili.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.