TIRANË, 24 nëntor/ATSH – I. Vata/ IKMT dhe IMT e bashkisë së Durrësit shembën shkollën e Mesme “Naim Frashëri” i dëmtuar ngà tërmeti i 26 nëntorit në kuadër të procesit të Rindërtimit.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako, e cila njoftoi se mbi rrënojat e shkollës së Mesme “Naim Frashëri” do të rindërtohet një shkollë e re moderne.
“Në vijim të proçesit të rindërtimit, IKMT, IMT e Bashkisë së Durrësit, me mbështetjen e policisë bashkiake dhe repartin e zjarrfikësve shembën shkollën e mesme “Naim Frashëri”. Një shkollë e re moderne do të ringrihet në të njëjtin vend. Në respekt të kujtimit të gjithë brezave që studiuan, premtojmë që shkolla e re do të jetë në lartësinë e duhur dhe me standarde shumë më të mira për brezat që do të vijnë”, shprehet Sako.
Sot në Durrës, IKMT shembi dhe shkollën “Bernardina Qerraxhi”, 3-katëshe, e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
/j.p/


















