Ballina Bota

ITALI – Draghi vaksinohet me dozën e tretë kundër COVID-19

ROMË, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Mario Draghi tha sot në një konferencë për shtyp se është vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19.

“Situata e tendencës epidemiologjike jashtë Italisë është shumë e rëndë edhe në vendet fqinje”, tha Draghi.

“Dhe ne, gjithashtu, shohim një përkeqësim të lehtë, por të vazhdueshëm edhe në vendin tonë”, shtoi ai.

Kryeministri Draghi sqaroi se “pavarësisht se nuk jemi ende në mes të dimrit”, por edhe sepse “mbulimi vaksinues fillon të zbehet në këtë periudhë”, qeveria vendosi që doza e tretë të administrohet më shpejt, pas pesë muajsh, në vend të gjashtë muajve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Kosova ka njohje nga vendet më të mëdha të botës
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE thirrje Italisë për kufizimin e shpenzimeve publike