TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Plani Kombëtar i Pastrimit po vijon çdo ditë në të gjithë vendin me pastrimin e territorit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aksioni i pastrimit të territorit në disa bashki të vendit.
“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit! Si mund të jesh patriot dhe të mos kesh gajle të përdhosësh vendin e fëmijëve të tu, duke hedhur plehra kudo, rrugëve, parqeve, plazheve mu përpara syve të tyre”, theksoi Rama duke ndarë momente nga pastrimi në Durrës, Vlorë, Maliq, Kukës, Roskovec, Memaliaj, Peqin dhe Patos.
Plani Kombëtar i Pastrimit po shtrihet tashmë në çdo qark të vendit dhe kësaj nisme të rëndësishme i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura.
/k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















