Ballina Bota

COVID-19 – Australia hap kufijtë për të huajt e vaksinuar

KUINSLEND, 22 nëntor /ATSH-AA/ – Kryeministri i Australisë, Scott Morrison tha sot se kufijtë ndërkombëtarë të vendit, të mbyllur që nga marsi i vitit 2020 në kuadër të luftës kundër COVID-19, do të hapen duke filluar nga 1 dhjetori për personat plotësisht të vaksinuar.

Morrison e cilësoi si “një hap të rëndësishëm” hapjen e kufijve.

“Kthimi i punëtorëve të kualifikuar dhe studentëve në Australi është një moment historik i rëndësishëm në rrugën tonë për t’u kthyer në normalitet”, u shpreh ai.

Australia, e mbyllur për gati 20 muaj, me rihapjen e kufijve ka ofruar 235 000 viza, mbajtësit e të cilave priten të hyjnë në vend gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Personat që do të arrijnë në vend duhet të dorëzojnë tek autoritetet dokumentin që tregon vaksinim të plotë me njërën nga vaksinat e miratuara nga Administrata e Produkteve Terapeutike.

Gjithashtu, ata duhet të sigurojnë teste negative PCR jo më të vjetra se 72 orë, ndërsa, kur të mbërrijnë në vend, duhet të respektojnë rregullat e karantinës së shtetit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 2 milionë e 50 mijë vaksinime anti-COVID të kryera
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, 156 kontrolle, 22 masa administrative