Siguria ushqimore, 156 kontrolle, 22 masa administrative

TIRANË 22 nëntor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore.

AKU ushtroi sot 156 kontrolle zyrtare  dhe monitorime në të gjithë vendin në bar-restorante, njësi tregtimi mishi, magazina ushqimore, tregtim me pakicë, njësi tregtimi peshku, etj.

Drejtoritë rajonale të AKU-së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

AKU njoftoi se gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 22 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 60 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.