TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi priti sot në një takim drejtuesit e zyrës së “Terre des hommes” në Tiranë.
Ekonomi theksoi se, nevoja për standardet e shërbimeve në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit, do të krijojë mundësinë e zhvillimit të kontakteve të vazhdueshme.
“Me drejtuesit e zyrës së ‘Terre des hommes’ në Tiranë zhvillova sot një takim të frytshëm. Gjatë bisedës u njoha me punën e deritanishme dhe projektet që po realizojnë në vendin tonë. Nevoja për standardet e shërbimeve në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit, do të na krijojë mundësinë e zhvillimit të kontakteve të vazhdueshme me qëllimin kryesor përditësimin e këtyre shërbimeve në komunitet”, u shpreh Ekonomi në takim.
/a.a/r.e/













