Ballina Ekonomi

Mbi 534 mijë tonë karburante të importuara

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Gjatë 10-mujorit të këtij viti u zhdoganuan 534 444 tonë karburante, që shënon edhe sasinë më të madhe të importuar që prej vitit 2016.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të ardhurat e mbledhura në buxhet nga zhdoganimi i karburanteve zënë gati 26.5 % të totalit të të ardhurave të mbledhura nga administrata doganore.

Krahasuar me 10-mujorin e 2020-ës zhdoganimi i karburanteve shënoi rritje me 83 mijë tone, ose rreth 20 mijë tonë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2019.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohen të vrarët e ekzekutimeve politike të vitit ’44 në Tiranë
Artikulli tjetërBasha në Kuvend: Këtu gjithçka është antikushtetuese