Ballina Bota

GJERMANI – Pezullohet certifikimi i ”Nord Stream 2”

BERLIN, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi  procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor ”Nord Stream 2”, i projektuar për të sjellë gazin rus në Gjermani dhe Evropë.

“Pas një ekzaminimi të plotë të dokumentacionit, Bundesnetzagentur arriti në përfundimin se certifikimi i një operatori të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, do të ishte i mundur vetëm nëse ky operator do të ishte i organizuar në një formë juridike sipas ligjit gjerman”, deklaroi  agjencia në një deklaratë.

Agjencia shpjegoi se një filial i krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një “operator i pavarur transmetimi”.

”Derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë verifikuar, procesi i certifikimit do të pezullohet”, theksoi agjencia./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhafaj: Rritje e ndjeshme e buxhetit të SPAK-ut
Artikulli tjetërTë ardhurat e bankave nga komisionet, 80 milionë euro