Ballina Flash

Basha: Vetingu ndëshkon politikanët e korruptuar

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se “Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit, ndëshkon politikanët e korruptuar dhe kthen pushtetin tek qytetarët”.

Basha tha se “në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie”.

“Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetingu në politikë”, tha ai. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLame në përfundimin e legalizimeve në Pustec: Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla
Artikulli tjetërRama: Synojmë rritjen e pagave të mësuesve 40% brenda mandatit të tretë