TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Presidenti, Ilir Meta dekretoi sot shpalljen e disa ligjeve të rëndësishme.
Meta dekretoi ligjin “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.
Po ashtu, një tjetër ligj i dekretuar sot nga Presidenti ishte dhe ai për “Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.
Presidenti dekretoi po ashtu edhe ligjin “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.
/m.m/a.a/r.e/























