Ballina Ekonomi

“Balkan Power 2021”, vendet e rajonit diskutojnë urat e bashkëpunimit në fushën e energjisë

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Harmonizimi dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e energjisë, prezantimi i strategjisë dhe investimeve për zhvillimin e energjisë së pastër si dhe shkëmbimi e eksperiencave për të krijuar një energji të qëndrueshme janë në fokus të punimeve të samitit “Balkan Power 2021” që nisi sot punimet në Beograd, Serbi.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të vendit tonë, Adrian Bylyku, u prezantua me temën “Strategjitë e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në Shqipëri”.

Kreu i AKBN shpjegoi planet dhe strategjitë e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, parë në fokusin e sigurisë se furnizimit dhe në mbështetje të ndryshimeve klimaterike.

Samiti “Balkan Power 2021” që do të vijojë punimet për dy ditë me radhë është një platformë profesionale për dialog, shkëmbim eksperience, gjetjen e zgjidhjeve dhe konsolidimin e përpjekjeve të qeverive për implementimin e një numër të konsiderueshëm projektesh, të cilët do të modernizojnë rajonin tonë.

Në këtë samit marrin pjesë institucione shtetërore nga vende të ndryshme, përfaqësues të bankave si dhe kompani që operojnë në fushën e energjisë.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSenatorja amerikane, Ernst: Ne jemi totalisht kundër korrupsionit
Artikulli tjetërBERLIN – Steinmeier përkujton ambivalencën e 9 nëntorit në historinë e Gjermanisë