TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar apelin e aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika, i cili shprehet se vaksinimi ndaj COVID-19 shërben për të na mbrojtur e për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit.
Aktori Ndrenika e konsideron vaksinimin si ‘akt dashurie’.
“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është akt dashurie, për të na mbrojtur ne, e për të jetuar gjatë pranë njëri-tjetrit”, shprehet aktori Ndrenika.
Në vend vijon procesi i vaksinimit, ku është miratuar edhe aplikimi i dozave të treta për personat mbi 60-vjeç dhe po ashtu edhe vaksinimi i të miturve mbi 16 vjeç dhe për ata nga 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,947,148 doza të vaksinës ndaj COVID-19, 1,032,457 doza të para; 905,876 doza të dyta dhe 8815 doza të treta.
/r.e/






















