Ballina Flash

Strategjia e re kombëtare do t’i shërbejë fuqizimit të rinisë

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi zhvilloi sot një takim me 55 të rinj të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në kuadër të procesit të konsultimit publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029), që do t’i shërbejë fuqizimit të rinisë shqiptare.

“Diskutuam sot mbi disa nga shtyllat kryesore që kanë ndërtuar njëri pas tjetrit 14 takimet paraardhëse me të rinjtë, por jo vetëm, pasi iu shtuan bisedës edhe komentet e Ana Marias rreth rëndësisë së adresimit të duhur të shëndetit mendor tek të rinjtë, e po ashtu edhe diskutimi i Geraldit dhe Elenës për mundësitë e reja që mund të ofrojë karta e studentit. Ndër shumë të tjera, në këtë bisedë mbizotëroi veçanërisht tema e praktikave të punës, duke nënvizuar nevojën e shtimit të praktikave për profile të ndryshme në vitet e Universitetit, për të mundësuar një kalim me të thjeshtë në tregun e punës”, tha Muzhaqi.

Ministrja informoi se do të vijojë bisedimet me të rinjtë për të diskutuar mbi sfidat, idetë e projektet që mund të pasurojnë më tej me hapa konkretë Strategjinë e Rinisë me peshë 7-vjeçare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta, takim me komunitetin arbëresh të Siçilisë
Artikulli tjetërGjiknuri në Prrenjas: Pranë çdo problematike të qytetarëve