TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Nga 1 korriku 2022, paga minimale do jetë 32 mijë lekë dhe pritet që deri në fund të mandatit qeverisës të bëhet 40 mijë lekë.
Paketa fiskale 2022 parashikon një rritje të pagës minimale me 6,6 %.
Ndërkohë deri në fund të mandatit qeverisës kjo rritje parashikohet të shkojë në 33 %.
Paga minimale në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Nga 22 mijë lekë në 2013, u bë 24 mijë lekë në 2017, u rrit edhe më tej në 26 mijë lekë në 2019 dhe nga janari 2021 paga minimale në Republikën e Shqipërisë është 30 mijë lekë.
/m.m/r.e/













