Ballina Flash

Përfundon rindërtimi i 214 banesave individuale

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Në të gjithë bashkinë e Durrësit kanë përfunduar deri tani 214 banesa individuale, ndërkohë që 120 familje kanë përfituar grantin në lekë për ti ndërtuar vetë shtëpitë e tyre.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako vizitoi banesat e reja individuale që janë ndërtuar në njësinë administrative të Manzës.

“Gjatë vizitës në banesat e reja individuale që janë ndërtuar në njësinë administrative të Manzës. Familjet e Maksut Turja, Shefqet Deda dhe Baki Hushi hynë në shtëpitë e reja shumë të mira e më të sigurta se ato që kanë pasur”, theksoi Sako në një reagim.

“Në të gjithë bashkinë e Durrësit kanë përfunduar deri tani 214 banesa individuale ndërkohë që 120 familje kanë përfituar grantin në lekë për t’i ndërtuar vetë shtëpitë e tyre”, u shpreh Sako.

“Procesi i Rindërtimit po vijon me intensitet jo vetëm në Manzë, por në të gjitha njësitë administrative të Durrësit”, shtoi Sako.

Sako gjithashtu inspektoi kantierin e punëve në njësinë administrative të Manzës, ku u përurua rruga “Gjergji” në Radë.

“Përuruam rrugën “Gjergji” në Radë. Kjo rrugë me gjatësi 530 metra lehtëson ndjeshëm qarkullimin dhe i shërben 300 banorëve të kësaj zone”, theksoi Sako.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Prodhuesit më të mëdhenj nuk mbështesin heqjen e qymyrit si burim energjetik
Artikulli tjetërCOVID-19 – Shifrat në rritje ulin në tryezë ministrat e landeve gjermane