Ballina Bota

COVID-19 – Austria numër tjetër rekord të infektuarish

VJENË, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve me koronavirus është afër niveleve rekord në Austri, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 9 388 raste, pak më poshtë nga numri rekord prej 9 586 i një viti më parë.

Pavarësisht rritjes së rasteve, situata në spitalet e vendit ka mbetur relativisht e qëndrueshme.

Qeveria organizoi sot një takim midis udhëheqësve kombëtarë dhe rajonalë për të vendosur nëse nevojiteshin masa të reja.

Qyteti i Vjenës, për shembull, ka vendosur duke filluar nga fundi i javës së ardhshme se aksesi në restorante dhe parukeri do të kufizohet për ata që mund të dëshmojnë se janë të vaksinuar kundër koronavirusit ose i kanë mbijetuar një infeksioni.

Këto institucione do të kufizohen në pritjen e vetëm 25 personave në të njëjtën kohë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFond garancie për gjenerimin e 180 milionë eurove kredi për bujqësinë
Artikulli tjetërBuxheti për Mbrojtjen, Çuçi: Rritje 4% krahasuar me vitin 2021