TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot ambasadorin e Moldavisë, Anatol Cebuc me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Presidenti Meta i uroi ambasadorit Cebuc suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Kreu i Shtetit theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke në interes të qytetarëve tanë.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare rajonale dhe shumëpalëshe është i rëndësishëm”, theksoi Presidenti Meta.
/r.e/























