Ballina Flash

Schwarzenegger: Idiotizëm të mos luftosh për klimën

KALIFORNI, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Ata që argumentojnë se lufta kundër ndryshimeve klimatike rrezikon të dëmtojë ekonominë janë budallenj ose gënjeshtarë, deklaroi ylli i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, në prag të samitit të G20-ës në Romë dhe në funksion të COP26, duke u bërë një  apel liderëve botërorë.

Në një intervistë për BBC, ish-guvernatori i Kalifornisë shprehu shqetësim të veçantë për ndotjen e ajrit dhe gazrat serrë nga anijet duke sugjeruar masa më efektive.

Aktori u bë i famshëm me sagën ”Terminator” dhe ka vite që merret me çështjet e mjedisit.

Nga viti 2003 deri në vitin 2011, kur ishte guvernator i Kalifornisë, ai nisi një sërë masash në favor të energjisë së rinovueshme duke vendosur synime për të reduktuar gazrat e shkarkimit dhe emetimet e gazrave serrë.

Gjithashtu kohët e fundit ai tha se ka ulur konsumin e mishit me rreth tre të katërtat.

”Meqenëse ha më shumë perime dhe bëj një dietë më vegjetariane, kardiologu im ka thënë se arteriet e mia kanë pushuar së tkurruri”, theksoi ai./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Urgjencë pastrimi i politikës nga krimi
Artikulli tjetërMeta: Forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Moldavinë