TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) Skerdi Drenova dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e veprimtarive të formimit profesional të studentëve të Universitetit të Tiranës.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, OST ofron mbështetje dhe mundësi për realizimin e praktikave profesionale për studentët e UT, duke iu dhënë përparësi studentëve ekselentë, mbështetjen në realizimin e punimeve kërkimore, studimore dhe shkencore të tyre, realizimin e projekteve mësimore si dhe pjesëmarrjen në trajnime dhe leksione të hapura me synim përgatitjen cilësore dhe profesionale të studentëve.
Rreth 100 mijë të rinj dhe të reja në gjithë vendin u diplomuan përgjatë 8 viteve të fundit në 35 shkollat e arsimit profesional.
/a.a/r.e/























