KALIFORNI, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Gjiganti ”Amazon” është kompania e fundit, sipas rendit kronologjik, që dëshiron të fokusohet në tregun audio, duke ndjekur hapat e ”Clubhouse”.
Qëllimi është kombinimi i komponentëve të ndryshëm audio dhe muzikorë nga ekosistemi i gjerë i ”Amazon” duke përfshirë Audible, asistentin Alexa, katalogun e Amazon Music dhe Twitch, në një shërbim të unifikuar, i aftë për të shpërndarë programe radioje.
”Amazon” e imagjinon platformën si një media sociale të përqendruar më shumë në muzikë sesa në biseda audio live, në të cilat çdo dëgjues mund të ndërhyjë, nëse autorizohet nga moderatori.
Kjo do ta veçonte atë nga ”Clubhouse” dhe konkurrentët e tjerë, të tillë si Spaces e Twitter, të cilat ndjekin të njëjtat metrika si dhomat e bisedave sipas temës.
Sipas burimeve, ”Project Mic” do të ketë gjithashtu aftësinë për të synuar dhomat sipas interesave, por me shtimin e një kërkimi bazuar në hashtags, artistë, këngë dhe zhanre muzikore.
Kjo do ta vinte atë në konkurrencë me ”Spotify”, i cili ka investuar shumë në hapësirën e podcast-it kohët e fundit dhe ka modeluar shumë nga shfaqjet dhe veçoritë e tij brenda aplikacionit për të qenë më shumë si radio./ /os/























