Ballina Flash

Bashkia Korçë, ndërhyrje emergjente për riparimin e 9 banesave

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Bashkia e Korçës vijon aksionin në ndihmë të familjeve në nevojë, për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.

Në prag të periudhës së dimrit, shërbimet e bashkisë Korçë ndërhynë në 9 banesa, të cilat kishin nevojë emergjente për riparimin e çatisë, hidroizolimin dhe termoizolimin e tyre.

Në mbështetje të komunitetit dhe veçanërisht shtresave në nevojë, bashkia Korçë ka ndërmarrë një sërë nismash sociale që lehtësojnë qytetarët.

Me qëllim zbutjen e problemeve ekonomike të shkaktuara nga situata aktuale, në muajin prill, këshilli bashkiak miratoi vendimin për faljen e qirasë për 99 familje që jetojnë në banesat sociale në qytetin e Korçës.

Po me një vendim të posaçëm në prill, bashkia vendosi që 140 familjeve të tjera që kanë përfituar strehim social t’iu hiqet kamatëvonesa deri në fund të muajit gusht.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendër grumbullimi të produkteve bujqësore në Pukë
Artikulli tjetërBardhi: Urgjencë pastrimi i politikës nga krimi