Ballina Ekonomi

Qendër grumbullimi të produkteve bujqësore në Pukë

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Bashkia e Pukës me një investim prej 80 mijë USD do të ketë qendrën e vetë të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore.

Kryetari i bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj priti në një takim pune përfaqësues të Ministrisë të Bujqësisë, UN Women, FAO, AICS dhe RTM në kuadër të projektit “GREAT – Barazia Gjinore dhe Turizmi”.

Bashkia e Pukës është përzgjedhur ndër tre bashkitë e Shqipërisë (Puka, Elbasani dhe Kolonja).

Në këtë kuadër bashkia Pukë do të ndërtojë qendrën e vet të grumbullimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, duke ndihmuar gratë e zonave rurale, por njëkohësisht dhe duke eliminuar një tjetër gërmadhë në hyrje të qytetit.

Kryebashkiaku Gjonaj gjatë këtij takimi falënderoi përfaqësuesit e dikasterit të bujqësisë dhe organizatave të pranishme, teksa e konsideroi këtë një kërkesë të realizuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, e cila pak kohë më parë vizitoi Pukë.

Ky projekt implementohet nga UN Women në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me mbështetjen e qeverisë italiane.

/k.s//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja U-15 zhvillon miqësoren e dytë me Malin e Zi 
Artikulli tjetërBashkia Korçë, ndërhyrje emergjente për riparimin e 9 banesave