Ballina Bota

BRUKSEL – Lagarde: Çmimet e energjisë rrezik për fuqinë blerëse

BRUKSEL, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Ngushticat e krijuara në tregtinë globale po mjegullojnë perspektivat e aktivitetit ekonomik të tremujorëve të ardhshëm dhe rritja e çmimeve të energjisë mund të ulë fuqinë blerëse në muajt në vijim, deklaroi sot presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Në fund të takimit të Këshillit Drejtues të BQE-së u vendos të lihen të pandryshuara normat (norma kryesore në zero, norma e depozitave në -0,50 për qind dhe norma marxhinale e kredisë në 0,25 për qind) dhe të vazhdohet me blerjet sipas programit të pandemisë deri në mars.

Lagarde hodhi poshtë, gjithashtu, hipotezën e një shtrëngimi monetar në “të ardhmen e afërt”, duke shpjeguar se “kushtet për një rritje të normës nuk kanë gjasa të ndodhin në kohën e pritur nga tregjet”, pra në vitin 2022./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEscobar: Dialogu, mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërBuxheti 2022, Krifca: Garanton fondin më të madh në mbështetje të fermerit