TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot mirënjohjen ndaj Bundestagut gjerman për mbështetjen që i jep të ardhmes europiane të Shqipërisë.
“Ndërsa Parlamenti i ri gjerman u mblodh në seancën e vet të parë, dëshiroj të uroj Bärbel Bas për zgjedhjen e saj si presidente e Bundestagut dhe Rolf Mützenich si kryetar i grupit të SPD-Fraktion im Bundestag”, tha Balla.
Ai theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer gjatë viteve të fundit mes dy parlamenteve duhet të thellohet edhe më tej.
/m.m/j.p/r.e/























