ROMË, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Provat e reja kanë konfirmuar efikasitetin e antitrupit monoklonal, fremanezumab, në reduktimin e ditëve të migrenës, uljen e paaftësisë së shkaktuar nga kjo gjendje paaftësie dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së atyre që detyrohen të merren me të.
Të dhënat vijnë nga tetë abstrakte, në provat e Fazës 2 dhe 3, të prezantuara nga kompania farmaceutike Teva, në Kongresin e 25-të Botëror të Neurologjisë.
“Të dhënat e paraqitura në kongresin botëror të këtij viti ndihmojnë në zgjerimin e njohurive tona rreth migrenës, në mënyrë që të vazhdojmë ta kuptojmë më mirë këtë opsion trajtimi,” tha Matthias Mueller, nënkryetar i Teva për Çështjet Mjekësore Globale.
Një nga përmbledhjet, në veçanti, thekson përmirësimet në aftësinë e kufizuar dhe cilësinë e jetës, pas më shumë se gjashtë muajsh trajtim monoklonal, në pacientët që vuajnë nga migrena dhe që kanë pasur përgjigje jo të përshtatshme ndaj klasave të shumta të trajtimit parandalues.
Një tjetër tregon se si falë trajtimit me fremanezumab u bë e mundur shmangia (te pacientët me përgjigje jo të përshtatshme ndaj disa klasave të barnave profilaktike të migrenës) e dhimbjes së kokës për shkak të abuzimit me ilaçet, që është një lloj migrenë e shkaktuar nga përdorimi i tepërt i ilaçeve kundër dhimbjeve dhe kundër malcimeve për të kufizuar dhimbjen e sulmeve.
Së fundi, një analizë konfirmon sigurinë dhe efikasitetin e antitrupave në nëngrupe të ndryshme etnike të pacientëve./ /ervo/




















