Ballina Flash

Bashkia Sarandë bashkëpunim me qytetin gjerman Lübeck

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Një delegacion me përfaqësues nga qyteti i Lübeck në Gjermani vizitoi sot Sarandën.

Gjatë vizitës në qytetin bregdetar ata u pritën në takim nga kryetari i bashkisë, Ardian Gurma.

Kryebashkiaku Gurma bëri të ditur se në takim u diskutua mbi mundësitë për ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy qyteteve.

“Gjithashtu u diskutua edhe mbi ecurinë e punëve të bashkisë Sarandë në drejtim të menaxhimit të integruar të mbetjeve, sistemin e kanalizimeve dhe mbi modernizimin e shërbimit të ndarjes në burim të mbetjeve”, tha Gurma.

Saranda falë investimeve të kryera po kthehet në polin më të rëndësishëm të turizmit në jugun e vendit.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, kyçe për Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërKushi: BE, partneri ynë më i rëndësishëm në arsim