Ballina Ekonomi

Tatimet: Fatura e thjeshtuar me format të ri

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi tatimpaguesit se është bërë një zhvillim lidhur me formatin e ri të faturës së thjeshtuar.

DPT publikoi hapat që duhet të ndjekë tatimpaguesi.

Në listën e artikujve, në menunë “të dhënat e tatimpaguesit” është shtuar nënmenuja “lista e artikujve”, ku tatimpaguesit fillimisht regjistrojnë produktet/shërbimet që ofrojnë, duke përcaktuar edhe çmimin, njësinë matëse, kodin e artikullit ose barkod, etj.

Në menunë “faturat”, opsioni “lësho faturë” të dhënat e tatimpaguesit janë të parambushura të tilla si; njësia e biznesit, operatori. Tatimpaguesi shton artikuj, të cilat i ka regjistruar paraprakisht, duke kërkuar në listën e produkteve/shërbimeve nëpërmjet kodit apo emërtimit.

Pas përzgjedhjes së artikullit, tatimpaguesi ka mundësinë të përcaktojë sasinë e ofruar dhe zbritjet e ndryshme që mund të aplikojë për klientë të caktuar, për çdo artikull.

DPT sjell në vëmendje se përpara lëshimit të faturës së thjeshtuar me para në dorë, tatimpaguesi fillimisht duhet të ketë regjistruar më parë listën e artikujve.
Më më poshtë foto ilustruese për mënyrën e lëshimit të faturës së thjeshtuar.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: Plan veprimi për plotësimin e vakancave në sistemin e Drejtësisë
Artikulli tjetërRiparim rrugëve rurale në Mat, lehtësim jetës së banorëve gjatë dimrit