RIGA, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Estonia ka ashpërsuar rregullat për hyrjen në hapësira të caktuara publike, në sfondin e rritjes së numrit të rasteve të COVID-19.
Nga e hëna, kushdo që hyn në ambiente argëtimi, kulturore ose sportive duhet të provojë se është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ose është shëruar nga virusi.
Dispozita vlen edhe për restorantet.
“Një test negativ COVID-19 nuk do të jetë më i mjaftueshëm për pjesëmarrje ose pranim”, njoftoi qeveria.
Rregulla më të ashpra për përdorimin e maskës së fytyrës do të zbatohen, gjithashtu, që nga java e ardhshme.
Rregullat e reja, fillimisht, do të zbatohen deri më 10 janar 2022./ /ervo/























