Mbështetje hapjes së negociatave Shqipëri-BE, Kodheli pret anëtarin e PE-së

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti sot në takim Javier Nart, anëtar i Parlamentit Evropian, përfaqësues i grupit politik Renew.

Nart ushtron njëkohësisht edhe funksionet e anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, si dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kodheli informoi se në takim u diskutua mbi zhvillimet politike, ekonomike e sociale në vend dhe hapat e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Javer Nart shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë proces e veçanërisht për hapjen sa më parë të negociatave Shqipëri-BE.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.