Ballina Bota

SHBA – Çmimet e benzinës në rritje të vazhdueshme

BOSTON, 18 tetor /ATSH/ – Çmimet e benzinës janë 7,1 cent më të larta se një muaj më parë dhe 1,10 dollarë më të larta se një vit më parë, me ndalimin e prodhimit të naftës nga OPEC, shkruan kompania teknologjike e çmimeve të karburantit, GasBuddy.

Mesatarja kombëtare ka arritur deri në 3,30 dollarë, duke arritur një tjetër nivel rekord shtatëvjeçar, pasi çmimi i naftës vazhdon të nxisë çmimet.

“Me OPEC-un që frenon prodhimin e naftës dhe kërkesën e fortë globale, situata pa dyshim do të hapë rrugën për çmime edhe më të larta në javët në vazhdim”, vlerëson GasBuddy.

Sipas kompanisë amerikane, derisa të lehtësohen disa mungesa, përfshirë ato në zinxhirët e furnizimit dhe inventarët e ulët globalë të naftës, gazit natyror dhe naftës, ne do të vazhdojmë të shohim rritje të çmimeve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazheli: Thjeshtimi i procedurave doganore mundëson lehtësimin e tregtisë
Artikulli tjetërBM – Kërkesa për gjeneratorë energjie rrit çmimet e naftës në nivele rekord