Parashikimi i motit, 18 tetor 2021

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale të herëpashershme me diell.

Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës reshjet me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim 1-5 m/sek, ndërsa në bregdet deri 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 Re diell
Kukës 10/18 Re diell
Lezhë 12/23 Re diell
Dibër 7/16 Re diell
Durrës 13/22 Re diell
Tiranë 15/23 Re diell
Elbasan 13/22 Re shi diell
Berat 7/21 Re shi diell
Vlorë 12/22 Re shi diell
Korçë 9/17 Re shi diell
Gjirokastër 10/21 Re shi diell
Sarandë 12/21 Re shi diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.