Ballina Flash

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ambasada e SHBA ndriçohet rozë

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është bashkuar sot apelit për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.

Ambasada thekson se, “në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën”.

“Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!”, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFalsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Artikulli tjetërEuropiani U-17, Shqipëria nis grumbullimin