Ballina Flash

Mbi 750 mijë turistë vizituan Sarandën këtë vit

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Megjithëse muajt e verës kanë kaluar dhe tetori ka hyrë në dhjetëditëshin e dytë, Saranda sërish është një destinacion turistik për vizitorët e huaj.

Këtë fundjavë grupi me turistë gjermanë, u ndal në Sinagogën dhe Bazilikën paleokristiane (të shek IV-VI pas Krishtit) që ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës.

Sinagoga dhe Bazilika paleokristiane, janë ndër atraksionet e preferuara që tërheqin vizitorët e huaj në çdo stinë të vitit, në Sarandë dhe rajonin e saj.

Në këtë zonë përfshihet përveç sitit arkeologjik të famshëm të Butrintit edhe siti arkeologjik i Sinagogës hebraike dhe Bazilikës paleokristiane në qedër të qytetit të sotëm; Muzeu Arkelogjik i Kanonisë, Muzeu i Traditës dhe Galeria e arteve figurative “ArtSaranda”.

Sipas të dhënave nga drejtoria e zhvillimit dhe turizmin në Bashkinë e Sarandës, numri i turistëve që frekuentuan Sarandën gjatë 2021-shit arriti në mbi 750.000 vizitorë.

Në vitin 2019 numri i turistëve që mbërritën në Sarandë (Ksamil dhe Butrint) arriti në mbi 850 mijë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor, forcohen valutat në raport me lekun
Artikulli tjetërPDK, LDK, AAK më shumë vota se në zgjedhjet nacionale, LVV mbi 200 mijë vota më pak