Ballina Bota

COVID-19 – Normat e infeksionit në BM ndër më të lartat në Evropë

LONDËR, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Pavarësisht një fushate të fuqishme vaksinimi, Britania e Madhe po përballet me një numër infeksionesh COVID-19 ndër më të lartat në Evropë dhe në rritje, duke vënë në pikëpyetje politikën shëndetësore shumë liberale të qeverisë së Boris Johnson.

Për dy javë, rastet e reja ditore janë luhatur midis 35 000 dhe 45 000, me një shkallë incidence prej 410 raste për 100 000 banorë, që nga 12 tetori, shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Evropës.

Vetëm Rumania, Serbia dhe vendet baltike janë në një situatë më të keqe.

“Shkalla e infeksionit në mesin e fëmijëve të shkollave të mesme është duke nxitur qartë këtë valë të qëndrueshme të infeksioneve të reja”, tha Prof. Simon Clarke nga Universiteti “Reading”.

Këto norma infeksioni po u afrohen atyre të valës së dhunshme të dimrit të kaluar, megjithëse vdekjet dhe shtrimet në spital mbeten shumë më të ulëta./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDevijohet trafiku tek Unaza e Re, ARRSH publikon planin e menaxhimit
Artikulli tjetërMbërrijnë edhe 117,000 doza Pfizer, 2,379,960 vaksina antikovid deri tani