Parashikimi i motit, 15 tetor 2021

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-18 m/sek.

Temperaturat parashikohen:    

 

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/18 Re shi diell
Kukës 2/10 Re shi diell
Lezhë 9/16 Re shi diell
Dibër 0/8 Re shi diell
Durrës 9/18 Re shi diell
Tiranë 8/18 Re shi diell
Elbasan 7/16 Re shi diell
Berat 8/16 Re shi diell
Vlorë 10/18 Re shi diell
Korcë 3/10 Re shi diell
Gjirokastër 7/16 Re shi diell
Sarandë 9/17 Re shi diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.