Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, AKU jep 23 masa administrative

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ AKU ka kryer sot 139 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor.

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore, ka njoftuar AKU.

Kontrollet përfshinin operatorë të biznesit ushqimor si, tregtim të produkteve për mbrojtjen e bimëve, furrë buke, njësi tregtimi mishi, kantinë vere, fabrikë vaji, stabiliment peshku, etj.

AKU ka theksuar se, “referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 7 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë në produkte ushqimore të ndryshme. Janë asgjësuar 10.989 t produkte ushqimore”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti për aksionin: Veprimet tona kanë goditur krimin, çështja nuk është Rakiç
Artikulli tjetërProjekte konkrete për mjedisin, Kumbaro pret kryetaren e komunës së Preshevës