Ballina Bota

GREQI – Mitsotakis merr dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19

ATHINË, 12 tetor /ATSH/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u vaksinua sot me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, në qendrën e vaksinimit Prometheus, sipas faqes greekcitytimes.com.

“Sapo bëra dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve”, tha Mitsotakis.

“Unë do t’u kërkoja të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, ose me dozën e tretë, ose kryesisht në lidhje me ata që ende nuk janë vaksinuar, sepse tani të dhënat janë aq të theksuara, saqë nuk lejojnë asnjë dyshim në lidhje me efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës” shtoi ai.

“Nëntë nga dhjetë bashkëqytetarët tanë që janë ende të intubuar sot janë të pavaksinuar dhe një numër shumë i madh i bashkëqytetarëve tanë që humbin jetën çdo ditë janë gjithashtu të pavaksinuar”, shpjegoi kryeministri.

“Le të dëgjojmë më në fund shkencëtarët. Le të shikojmë të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi”, përfundoi Mitsotakis./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Kuvendi, i përkushtuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve
Artikulli tjetërElizabeth II po ndjen lodhjen e moshës?