Ballina Bota

UASHINGTON – BB: Qasje gjithëpërfshirëse për borxhin e vendeve të varfra

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass paralajmëroi sot për rrezikun e mbingarkesës në vendet e varfra që dalin nga pandemia, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj problemit të borxhit, përfshirë zvogëlimin e tij.

“Bota duhet të mendojë se çfarë të bëjë pas 1 janarit. Vazhdimi i pajisjes DSSI është diçka që duhet të merret parasysh”, tha Malpass.

“Sepserreziku tani është që shumë vende do të dalin nga kriza e COVID-19 me një mbiborxh të konsiderueshëm, që mund të marrë vite për t’u menaxhuar”, paralajmëroi ai.

Për t’u marrë me pandeminë COVID-19, që po përhapej në të gjithë botën, qeveritë në mbarë botën injektuan ndihma masive në ekonomitë e tyre, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u siguruan vendeve më të prekura nga kriza kredi emergjente.

Nevojitet veprim urgjent, pasi Iniciativa e Pezullimit të Shërbimit të Borxhit të G20-s (DSSI), që mundësoi që ekonomitë më të cënueshme të përfitojnë nga pezullimi i borxhit, përfundon në fund të dhjetorit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreu i OBSH në Shqipëri: Shqipëria, në rrugën e duhur për mbulesën vaksinale
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 12 tetor 2021