Ballina Aktualitet

Integrimi evropian, në krye të prioriteteve të Kuvendit

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me Kryenegociatorin Zef Mazi.

Gjatë takimit u diskutua mbi dimensionin parlamentar të procesit të integrimit, si edhe rritjen e rolit të Kuvendit gjatë procesit të negociatave.

Kryenegociatori Mazi e informoi Kryetaren e Kuvendit mbi ecurinë e takimeve me përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të BE-së, në kuadrin e përgatitjeve për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi punën e deritanishme të Kryenegociatorit Mazi dhe e garantoi atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë.

“Integrimi evropian qëndron në krye të prioriteteve të Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, Komisioni i Integrimit Evropian, të gjitha komisionet parlamentare dhe unë personalisht do të punojmë bashkërisht për të garantuar legjitimitetin demokratik të këtij procesi, edhe gjatë fazës të zhvillimit të negociatave. Gjithashtu, Kuvendi do të thellojë e avancojë reformat që lidhen me procesin e integrimit e më gjerë”, tha Nikolla.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Schallenberg kancelari i ri i Austrisë
Artikulli tjetërKPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin Genti Shala